E dashura e re e Brad Pitt është e martuar dhe ka një djalë të vogël

E dashura e re e Brad Pitt është e martuar dhe ka një djalë të vogël

Brad Pitt e takoi të dashurën e tij të re në restoranti e burrit të saj, me të cilin modelja është në lidhje të hapur.

Brad Pitt e ka takuar të dashurën e tij të re, Nicole Poturalski në restorantin e famshëm të burri të saj në Berlin, raporton Daily Mail, shkruan Insajderi.

Ky takim ka ndodhur vitin e kaluar, gjatë muajit gusht, kur aktori ishte duke promovuar filmin e ri të Tarantinos “Once Upon A Time in Hollywood”.

Sipas disa burimeve Nicole i kishte dërguar numrin e saj të telefonit aktorit, pasi ishin njoftuar. Ajo udhëtonte shpesh për shkak të punës së saj si modele dhe u takua me Brad kur ishte në LA për punë.

Nicole dhe burri i saj Roland Mary 68 vjeç, kanë së bashku një djalë. Burri i saj nuk ka dashur të komentojë lidhjen e gruas së tij, me të cilën kanë një martesë të hapur.

Thuhet se ai ka një koncept filozofik lidhur me miqësitë e afërta të gruas së tij. Sipas burimeve “Ai ka qenë i martuar shumë herë dhe ka 5 fëmijë. Nuk është i interesuar në negativitet apo xhelozi”./Insajderi.com