Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar të hënën, një grua pasi që e njëjta kishte keqtrajtuar dy fëmijët e saj në një lokal në Prishtinë, shkruan Insajderi.
Sipas policisë, e arrestuara kishte qenë në ndikim të alkoolit.
E dyshuara me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, ndërsa fëmijëve ju është ofruar tretmani mjekësor dhe të njëjtit nga punëtorët e Qendrës për Punë Sociale janë dërguar të babai i tyre.
“Është arrestuar e dyshuara femër kosovare pasi që e njëjta nën ndikim të alkoolit në një lokal i kishte keqtrajtuar dy fëmijët e saj. E dyshuara me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, ndërsa fëmijëve ju është ofruar tretmani mjekësor dhe të njëjtit nga punëtorët e QPS-së janë dërguar te babai i tyre”, thuhet në raportin e PK-së./Insajderi.com