E diela me shi

E diela me shi

Edhe sot pritet të ketë mot me shi dhe shkarkime rrufesh.

Ditëve të fundit, Kosova është përballur me reshje të mëdha shiut, por sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, reshjet e shiut të dielën do të jenë me intensitet më të vogël, thuhet në njoftim.

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 14-16 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 20-23 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga verilindja me shpejtësi 1-5m/s”. /Insajderi.com/