“E dimë që nuk është e drejtë” – arsyetimi i Qeverisë për konkursin në KEK

“E dimë që nuk është e drejtë” – arsyetimi i Qeverisë për konkursin në KEK

Mijëra të papunë ia kanë mësyrë zyrave të KEK në Prishtinë për të aplikuar në një konkurs që parasheh punësimin e rreth 100 personave. Por për tu punësuar është një kusht. Të jesh banorë i Shipitullës ose Hadës.

Por ky po vlerësohet diskriminim nga aplikuesit që nuk vinë nga këto fshatra.

“I zhgënjyer normal se edhe na jem tu jetuar në Kosovë, në këtë vend”, thotë njëri prej aplikueve që nuk është banorë i këtyre dy fshatrave.

Avokati i popullit po thotë se ka bazë për një kusht i tillë, por duhet të ketë shumë kujdes.

“Nëse gjatë procesit të rekrutimit vërehen lëshime ose shkelje të kësaj dispozite atëherë po patjetër mund të themi që ka bë shkelje vetë ligjit dhe vend vendimit”, ka thënë Hilmi Jashari për Klan Kosovën

Haki Shatri, këshilltari i kryeministrit Haradinaj, pranon se një gjë e tillë është e pabarabartë por kërkonë mirëkuptim.

“Është plotësisht e drejtë që atë persona mund ta ndjejnë vetën të pabarabartë se është qashtu, por duhet të na kuptojnë që rrethanat e caktuara kur jemi në vështirësi duhet të na kuptojnë që kjo është bë me një qëllim të mirë”, thotë Shatri.