E dogji vajzën e saj si sakrificë për Zotin, shpallet e pafajshme

E dogji vajzën e saj si sakrificë për Zotin, shpallet e pafajshme

Një nënë, e cila dogji për vdekje vajzën e saj në formë “sakrifice për Zotin”, është shpallur e pafajshme nga gjykata, për faktin që kishte probleme mendore.

Carly Ann Harris, u akuza për vrasjen e vajzës Amelia, 4 vjeç, në shtëpinë e tyre ndërkohë që vuante nga një krizë nervore, në të cilën mendonte se mund të shpëtonte botën.

38-vjeçarja Harris u shtrua në spital me vendim gjykata pa një afat të caktuar.

Vëllai adoleshent i Amelias gjeti trupin e saj në kopësht në Treaslaë, nëWellsin jugor më 8 gusht. Fqinjët e tij vrapuan menjëherë te ai, pasi e dëgjuan Harryn duke bërtitur dhe të stresuar.

Kur policia arriti në skenën e krimit nëna e vajzës tha se një ëngjëll e kishte urdhëruar ta vriste si sakrificë për Zotin.

foto galeri

foto galeri