“E domosdoshme të përforcohen kufizimet anti-COVID”

“E domosdoshme të përforcohen kufizimet anti-COVID”

Zyrtarja Profesionale e Emergjencave e Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Isme Humolli, ka deklaruar se është e domosdoshme që Kosova t’i përforcojë kufizimet anti-COVID.

Por, kjo nuk nënkupton izolim të plotë, përcjell Insajderi.

“Mbyllje totale se si ka qenë në fillim të pandemisë kur nuk u dike as virusi nuk besoj që do ketë por është e domosdoshme të përforcohen masat”, tha Humolli në RTV 21.

Për vaksinat anti-COVID, tha se fillimisht duhet të vaksinohen ata që nuk kanë qenë të infektuar. /Insajderi.com