E ekzekutuan në karrige elektrike kur ishte 14 vjeç, por ja çfarë ndodhi 70 vjet më vonë

E ekzekutuan në karrige elektrike kur ishte 14 vjeç, por ja çfarë ndodhi 70 vjet më vonë

George Stinney Jr. ishte personi më i ri i dënuar me vdekje në shekullin e 20-të në Shtetet e Bashkuara. Ai ishte vetëm 14 vjeç kur u ekzekutua në karrigen elektrike. Gjatë gjithë gjyqit të tij dhe deri në ditën e ekzekutimit të tij, adoleshenti mbante në duar një Bibël, duke pretenduar gjithmonë pafajësinë.

George për vrasjen e dy vajzave të bardha, Betty nga 11 vjeç dhe Mary e 7 vjeç; kufomat e tyre u gjetën pranë shtëpisë ku ai banonte me prindërit e tij. Në atë kohë, të gjithë juristët ishin të bardhë. Gjyqi zgjati vetëm 2 orë dhe dënimi u dha 10 minuta më vonë. Prindërit e fëmijës u kërcënuan, nuk lejuan t’i jepnin atij dhurata në sallën e gjyqit dhe më pas, u dëbuan nga ai qytet.

Përpara ekzekutimit, George I tmerruar, kaloi 81 ditë pa mundur të shihte prindërit e tij, i izoluar në një qeli 80 km larg qytetit të tij. Edhe kur iu mor dëshmia, kjo u bë pa praninë e prindërve apo të një avokati. Rryma elektrike që I kaloi në kokë në momentin e ekzekutimit ishte 5.380 volt. 70 vjet më vonë, pafajësia e tij u provua më në fund nga një gjykatës në Karolinën e Jugut. Trau me të cilin u vranë dy vajzat, peshonte më shumë se 19.07 kilogramë.

Prandaj, ishte e pamundur që Stinney të ishte në gjendje ta ngrinte, e lëre më pastaj ta manovronte aq sa duhej për të vrarë vajzat. Fëmija ishte i pafajshëm, dikush ia hodhi fajin atij vetëm sepse ishte me ngjyrë. Stephen King u frymëzua nga ky rast për të shkruar librin e tij “Milja e Gjelbër”, I cili më pas u përdor për skenarin e vitit tejet të famshëm me të njëjtin emër, që u shfaq në kinematë botërore në vitin 1999.