E fejuara e gazetarit të vrarë kërkon ‘ndëshkim’ ​​për princin saudit

E fejuara e gazetarit të vrarë kërkon ‘ndëshkim’ ​​për princin saudit

E fejuara e gazetarit të vrarë saudit Jamal Khashoggi, Hatice Cengiz, ditën e hënë bëri thirrje që të dënohet Princi i Kurorës, Mohammed bin Salman, pasi një raport i inteligjencës amerikane zbuloi se ky i fundit kishte “miratuar vrasjen e gazetarit”, transmeton Insajderi.

Khashoggi ishte kolumnist për gazetën ‘Washington Post’, i cili kishte qenë kritik ndaj qeverisë saudite.

Ai u vra brenda konsullatës saudite në Stamboll në tetor të vitit 2018.

Një raport i inteligjencës amerikane i publikuar të premten,  zbuloi se princi kishte miratuar vrasjen e gazetarit saudit dhe Washingtoni vendosi sanksione për disa nga ata që ishin përfshirë, por jo edhe ndaj Princit të Kurorës.

“Unë i nxis të gjithë të vendosin duart në zemrat e tyre dhe të bëjnë fushatë për të ndëshkuar princin e kurorës,” u shpreh Cengiz.

Gazetari, i cili ishte i njohur për kritikat e tij ndaj autoriteteve Saudite, shkoi në konsullatë në tetor 2018 në mënyrë që të merrte letra që e lejonin atë të martohej me Cengiz.

Ai dyshohet se kinse kishte marrë sigurime nga vëllai i princit të kurorës, Princi Khalid bin Salman, i cili ishte ambasador në SHBA në atë kohë, se do të ishte e sigurt të vizitohej konsullata. Princi Khalid e ka mohuar çdo komunikim me gazetarin. /Insajderi.com