“E gërditshme heshtja e Haradinajt ndaj fletarrestimeve politike”

“E gërditshme heshtja e Haradinajt ndaj fletarrestimeve politike”

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje Albulena Haxhiu, e cila akuzohet për hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës, thotë se hedhja e gazit në Kuvend ka qenë veprim që është ndërmarrë bashkë me opozitën e asaj kohe, AAK-në dhe NISMA-n.

Haxhiu ka akuzuar kryeministrin Ramush Haradinaj se po frikësohet nga humbja e karriges pasi sipas saj, ai po hesht ndaj këtyre fletarresteve që dikur reagonte.

“Veprimet e gazit lotsjellës në Kuvendin e Republikës kanë qenë veprime politike dhe në atë kohë i kemi ndërmarrë bashkë me opozitën e asaj kohë, AAK dhe Nismën. Falë atyre veprimeve, ne kemi arritur ta ndalojmë bosnjëzimin e Kosovës dhe faljen e territorit”, shkruan deputetja Albulena Haxhiu.

“Në atë kohë, kur gjykatat e kapura lëshonin fletëarreste dhe bënin përndjekje politike, kundër kësaj reagonte edhe Ramush Haradinaj por edhe Fatmir Limaj! Sot, nga frika e humbjes së karriges, kryeministri aktual Ramush Haradinaj, nuk flet për persekutimin e deputetëve! O sa e turpshme dhe e gërditshme”, ka shkruar deputetja e Vetëvendosje.