E gjeni dot kush doli burri më tërheqës në Rusi?

E gjeni dot kush doli burri më tërheqës në Rusi?

Kur u pyetën kush ishte burri më i pashëm në vendin e tyre, 18% e burrave të Rusisë dhe 17% e grave kanë menduar për udhëheqësin e tyre që kalëron kraharor zhveshur, Vladimir Putin.

Sondazhi shumë i dyshuar nga faqja Superjob.ru anketoi 2,000 rusë dhe përcaktoi se beqari 68-vjeçar është burri më seksi në vend, njoftoi Moscow Times, transmeton Insajderi.

Sondazhi u publikua më 2 prill – jo 1 prill.

Dhe rastësisht, sondazhi “i hapur”, i cili u krye personalisht, u botua pasi Putinit iu dha leja nga ligjvënësit për të kandiduar për president deri në vitin 2036. /Insajderi.com