“E gjithë bota po qesh me ShBA-në”

“E gjithë bota po qesh me ShBA-në”

Regjisori i famshëm, Spike Lee e ka krahasuar Donald Trump me Hitlerin fjalimin e tij në një shfaqje të çmimeve të kritikëve të filmit, duke shtuar se “e gjithë bota po qesh me Shtetet e Bashkuara”, shkruan The Guardian, transmeton Insajderi.

Regjisori bëri komentet e tij kur ai pranoi një çmim special nga Rrethi i Kritikëve të Filmit në New York për filmin e tij të metrazhit të shkurtër “New York, New York”.

Filmi u publikua në maj të vitit 2020 dhe Lee e përshkroi atë si një “letër dashurie për njerëzit”.

Lee tha se komentet në lidhje me Trump u regjistruan në 6 Janar, dita kur u sulmua Capitol Hill-i, e cila ai tha se ishte “një ditë shumë e trishtuar në historinë e Amerikës”.

“Ne po jetojmë në një kohë shumë serioze në Amerikë”, tha regjisori. “Presidenti i tij, Presidenti Agjenti i Portokalltë, do të hyjë në histori si Hitleri… të gjithë djemtë e tij, ata po shkojnë në anën e gabuar të historisë”.

Lee ka një histori përleshjesh me Trump-in, duke e quajtur atë edhe “maskara” për përgjigjen e tijnë protestat e Charlotteville në vitin 2017, gjatë së cilës aktivistja Heather Heyer u vra nga supremacisti James Fields.

Trump e akuzoi regjisorin për një “goditje raciste në presidentin vendit” pas një fjalimi të mëparshëm të Lee në “Oscar 2019”. /Insajderi.com