Raporton Policia

E godet me thikë pasi u fjalosën – viktima dërgohet me urgjencë për në Serbi

E godet me thikë pasi u fjalosën – viktima dërgohet  me urgjencë për në Serbi

Pas një fjalosje që ende nuk dihet motivi, një person ka nxjerrur thikën dhe e ka goditur një person tjetër duke i shkaktuar lëndim të rëndë, njofton Insajderi.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Kominjan, në komunën e Ranillugut, dje në mbrëmje.

Viktima është dërguar me urgjencë për në spitalin e Vranjës në Serbi.

Sulmuesi me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje./Insajderi.com