Gjykata Themelore e Pejës i ka caktuar A.K, masën prej një muaji paraburgim, pasi i njejti kishte goditur me gurë motrën e tij.
Prokuroria Themelore" />

E goditi motrën me gurë në kokë, dënohet me paraburgim

E goditi motrën me gurë në kokë, dënohet me paraburgim

Gjykata Themelore e Pejës i ka caktuar A.K, masën prej një muaji paraburgim, pasi i njejti kishte goditur me gurë motrën e tij.

Prokuroria Themelore e Pejës, Departamenti i Përgjithshëm, ka paraqitur kërkesë pranë Gjykatës Themelore të Pejës, për caktimin e masës se paraburgimit kundër  të pandehurit A.K., për shkak së i njëjtit kishte për të kryer veprën penale “Lëndim i rëndë trupor”.

Sipas njoftimit, Prokuroria Themelore e Pejës, ka marr aktvendim për fillimin e hetimeve kundër të pandehurit A.K., për shkak së i njëjtit me datën 27 nëntor të viti 2018, rreth orës 14:00, në udhëkryqin e rrugës Rastavicë- Junik, pasi kishte takuar viktimën/motrën tij  Sh.M. dhe ishte fjalosur me të njëjtën, merr një gurë nga toka dhe e godet këtë të fundit në kokë ashtu që si pasojë e kësaj viktima rrëzohet në tokë.

Kërkesa e Prokurorisë Themelore të Pejës për caktimin e paraburgimit ndaj të pandehurit A.K. është aprovuar nga Gjykata Themelore e Pejës.