E infektuar me COVID-19, Dafina Zeqiri tregon për gjendjen e saj shëndetësore

E infektuar me COVID-19, Dafina Zeqiri tregon për gjendjen e saj shëndetësore

Kanë kaluar një javë që Dafina Zeqiri ka rezultuar pozitive për COVID-19. Pak ditë më vonë pas rezultatit ajo njoftoi ndjekësit e saj se ka kontraktuar virusin vdekjeprurës, njofton Insajderi.

“Covidi nuk do që unë të bëj selfie, por shkofsh në djall Covid!”, shkruante Dafina në një postim të 25 marsit.

Ndërkohë pak ditë më parë ajo tregoi se kishte humbur shijen, diçka e zakonshme për të prekurit me Coronavirus.

“Zyrtare… S’mund të nuhas asgjë”, shkroi Dafina në një postim që publikoi dy ditë më parë.

Ndërsa sot me një postim në Instagram, ajo shkroi se ka kaluar një javë që ka marrë virusin dhe se tani do të pres edhe një tjetër javë, ndërkohë që njoftoi se do të bëjë analiza.

“U bë një javë. Një tjetër do të ikë. Koha për të bërë disa analiza”, ka shkruar Dafina.

Infektimi me virus vjen pak muaj pasi këngëtarja iu nënshtrua një operimi në gju, ku iu desh pesë javë që të rikuperohej. Ajo sërish I është nënshtruar vetë-izolimit dhe në media është raportuar që afër po i qëndron i dashuri dhe bashkëpunëtori i saj, DJ Geek. /Insajderi.com