E izoluar! Luana Vjollca shfaqet joshëse nga shtëpia, ka një kërkesë për fansat

E izoluar! Luana Vjollca shfaqet joshëse nga shtëpia, ka një kërkesë për fansat

Moderatorja LuanaVjollca nuk rresht së shfaquri anën e saj seksi teksa ndodhet si shumica e njerëzve  e izoluar në shtëpi nga koronavirusi.

Ajo ka publikuar disa fotografi joshëse e veshur me një këmishë të bardhë dhe me një arush mes këmbëve.

“Kush e realizon foton me te bukur me arushin nga shtëpia. Pres fotot tuaja, tag me”, shkruan moderatorja e cila shihet në poza sensuale.

Ky postim i saj ka ngjallur komente të shumta, ndërkohë që shumica e shqiptarëve janë vetëkarantinuar në shtëpi, për tu ruajtur nga virusi i rrezikshëm.