E jashtëzakonshme – rojet bregdetare amerikane kapin nëndetësen me 7 ton kokainë

E jashtëzakonshme – rojet bregdetare amerikane kapin nëndetësen me 7 ton kokainë

Rojet bregdetare të Shteteve të Bashkuara të Amerikës kanë publikuar një video që tregon ndjekjen e e një nëndetëseje.

Një blitz në ujërat ndërkombëtare, në Oqeanin Paqësor, në 18 qershor tregon se si një anije e flotës detare amerikane ndjek një nëndetëse. Nëndetësja që dyshohej se transportonte drogë ndalohet dhe bllokohet.

’Ndalojeni barkën’, bërtasin pjesëtarët e ekuipazhit të rojeve amerikane bregdetare Cutter Munro.

Më pas një ushtarak hidhet në pjesën e sipërme të nëndetëses që vazhdon të lëvizë me shpejtësi dhe i bie derës së mjetit derisa një burrë në brendësi e hap. Brenda ishin plot 7 ton kokaine.