E ka të vështirë ta pranojë ndarjen nga Seldi? Sindi sqaron si qëndron e vërteta

E ka të vështirë ta pranojë ndarjen nga Seldi? Sindi sqaron si qëndron e vërteta

Që nga bërja publike e lidhjes së Seldi Qalliut dhe Sindi Cela, çifti shpeshherë janë përfolur në media.

Para disa muajsh, ata kishin fshirë fotot me njëri tjetrin nga rrjetet sociale ku edhe nuk ndiqeshin më, gjë që çoi edhe në një tjetër valë thashethemesh që ata të dy i kishin dhënë fund lidhjes.

Por reagimi i modeles ishte i shpejtë që të qartësonte të gjitha pikëpyetjet rreth raportit të tyre. Në disa video në llogarinë e saj në Instagram, ajo thotë se e gjitha ishte faji i saj. Pas një debati që çifti kishin pasur, ajo që erdhi më pas ishte thjesht një veprim impulsiv në zemërim e sipër.

“E gjithë kjo ishte gabim i imi. Pas një konflikti me Seldin, plus javën me provime dhe punën që kisha shumë të ngarkuar, plus në këtë kohë që ne jetojmë sot në pandemi, asgjë nuk është e thjeshtë… u tregova shumë impulsive”, kishte thënë ajo në videot e publikuara në Instastory të llogarisë së saj.

E habitur nga fakti se sa shumë zhurmë u bë, ajo deklaron se ata të dy nuk janë ndarë.

“Nuk e dija që e gjithë kjo do kishte impakt kaq të madh, por unë me Seldin nuk jemi ndarë. Desha të shtoja që në fund të ditës njerëz jemi dhe njerëz ngelemi, nuk i kontrollojmë dot emocionet ose ndjenjat ndonjëherë”, ishte shprehur Sindi.

Kjo mjaftoi që thashethemet të shuheshin, po gjithçka u riaktualizua kur ndjekësit sërish vënë re që ata dy akoma nuk ndiqen në rrjete sociale dhe se fotografitë e fshira nuk ishin rikthyer në llogaritë e tyre në Instagram.

Duke parë lajmet që po qarkullonin ditët e fundit se çifti ishin ndarë po Sindi e ka të pamundur ta pranoj si fakt, ajo reagoi me anë të një videoje Instagram.

“Shkurt dhe shqip: Nuk jam e ndarë nga Seldi dhe nuk kam qenë ndonjëherë e ndarë. Kështu që, gëzuar”, shprehet ajo.

Në shtator të vitit 2020, Seldi i cili ka qenë edhe i fejuar dy herë, bëri publike lidhjen me ish miss-in në ditëlindjen e saj, me një foto të shkrepur nga festa. /Insajderi.com