Haradinaj e dinte

“E kam ditur që Kurti s’e zhbën Specialen”

Nasim Haradinaj: Unë kam qenë i bindur që nuk ka me zhbë sepse është pikërisht VV-ja me të cilën ishim marrë vesh atëherë për nënshkrimet dhe ajo prapë ka sabotuar

“E kam ditur që Kurti s’e zhbën Specialen”

Nënkryetari i Organizatë së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Nasim Haradinaj, ka thënë se e ka ditur gjithmonë që Albin Kurti nuk do ta zhbëjë Gjykatën Speciale, edhe kur të vije në pushtet, njofton Insajderi.

Sipas Haradinajt, Kurti ka deklaruar se do ta bëjë, por ky nuk i ka besuar asnjëherë.

“Kurtit nuk i kam kërkuar të zhbëhet Gjykata, por Kurtit i kam kërkuar që të realizojë atë çka ai vet e ka premtuar, pa i kërkuar askush. Por unë nuk e kam besuar kurrë këtë deklaratë, por ia që populli kanë besuar dhe e kanë votuar. Unë kam menduar që ai paku do të tentojë, por u pa herët që nuk është në atë rrugë”, ka deklaruar Haradinaj.

Ai duke folur për protestën që pritet ta organizojë OVL-ja kundër Speciales, tha se megjithatë s’ka hatër-mbetje në Kurtin, sepse njëjtë si ai edhe liderët tjerë nuk e kanë zhbërë dot.

“Unë kam qenë i bindur që nuk ka me zhbë sepse është pikërisht VV-ja me të cilën ishim marrë vesh atëherë për nënshkrimet dhe ajo prapë ka sabotuar. Kjo është keq që ka dal ajo çka kam thënë. Ish kanë mirë mos me dalë kjo e imja, ka qenë mirë që ia me tentua me zhbë. Por nuk e kanë zhbë as këta të tjerët, kështu që nuk është Kurti më fajtor se ata të tjerët, por janë të njëjtë”./Insjaderi.com