E kërcënoi policinë maqedonase me pushkaliqe

E kërcënoi policinë maqedonase me pushkaliqe

Policia ka dalë me detaje në lidhje me personin, E.I. (57) nga Haraçina, i cili u arrestua përderisa mbahej seanca gjyqësore për rastin “Lagjja e Trimave”.

Nga policia thonë se ai është ndaluar ngase tek ai janë gjetur shkopinj të cilët kanë ngjasuar me mjet shpërthyes, njofton Shenja.

“Pas ekspertizës është konstatuar se bëhet fjalë për mjete piroteknike (pushkaliqe), ndërsa poashtu është vërtetuar se ai është edhe autor i një letre me përmbajtje kërcënuese. Pas dokumentimin të plotë të rastit, kundër E.I. do të ngritet kallëzim adekuat”, thuhet në njoftimin e MPB-së.