Një person është arrestuar pasi që dyshohet se i njëjti e ka kërcënuar dhe ia ka publikuar disa fotografi viktimës femër. Rasti ka ndodhur në Ferizaj, njofton policia.
Sipas policisë, i njëjti i ka dërguar mesazhe me përmbajtje kërcënuese edhe familjarëve të viktimës.
Rasti ka ndodhur në mesditën e të dielës, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.