
Portieri Partizanit të Tiranës dhe kombëtares së Shqipërisë, Alban Hoxha mendohet që ka kontakte me ekipin nga kryeqyteti i Kosovës, Prishtina.
Lajmi është bërë i ditur nga mediet në Shqipëri, duke potencuar se Prishtina është në mesin e ekipeve që ka interes për 32 vjeçin Hoxha.
‘Procesi Sportiv’ për këtë rast shkruan: ‘Prej disa ditësh kapiteni nuk stërvitet me skuadrën. Te dielën trajneri e hoqi nga formacioni por ai nuk pranoi dhe qëndrimin në stol. Tirana, Kukësi dhe Prishtina janë interesuara për të. Priten zhvillime’.
193 është numri i paraqitjeve të Alban Hoxha te Partizani nga viti 2013. /Insajderi.com