E konfirmojnë nga PDK-ja: Uran Ismaili kandidat për Prishtinën

E konfirmojnë nga PDK-ja: Uran Ismaili kandidat për Prishtinën

Uran Ismaili pritet të jetë kandidat i Partisë Demokratike të Kosovës për kryetar të Prishtinës, njofton Insajderi.

Lajmin e ka konfirmuar nënkryetari i kësaj partie, Agim Aliu, i cili tha se zyrtarizimi i kësaj kandidature është çështje ditësh.

“Uran Ismaili besoj do të jetë kandidat i PDK-së për kryeqytetin, por që brenda pak ditësh do të formalizohet nga kryesia e partisë”, tha ai në “Blic Intervistë me Astrit Gashin”.

Aliu duke folur për zgjedhjet lokale po ashtu konfirmoi se do të rikandidojë edhe për një mandat për të parin e Ferizajt./Insajderi.com