E konfirmon Tare dhe Inzaghi – Pereira te Lazio

E konfirmon Tare dhe Inzaghi – Pereira te Lazio

Ekipi nga Serie A, Lazio, është një nga ekipet më aktive në këtë afat kalimtarë, ata së fundi e kanë arritur marrëveshjen për transferimin e Andreas Pereira, nga Manchester United.

“Pereira do të arrijë këtu në dy apo tri ditët e ardhshme”, tha Igli Tare për TMW, transmeton Insajderi.

I lumtur për këtë marrëveshje u shpreh edhe trajneri Inzaghi.

E njoh atë dhe lojën që bën, do na ndihmoj shumë me kualitetet e tij. Nuk dua të flas më shumë për lojtarët që ende nuk i kemi transferuar”, ka thënë ai.

Inzaghi, po ashtu vlerësoi punën që është duke e bërë Igli Tare.

“Ne jemi shumë me fat që e kemi Taren dhe e di mjaftë mirë çfarë duhet të bëjë”, u shpreh ai.

Pereira, është lojtar i akademisë së Manchester United, ai ka qenë i huazuar tek Valencia para se të kthehej në Old Trafford, por, ai nuk arriti që të bëhej pjesë standarde e formacionit, prandaj edhe United ka qenë duke kërkuar blerës për të./Insajderi.com.