E konfirmuar: Prishtina mirëpret Bienalen e Artit ‘Manifesta 2022’

E konfirmuar: Prishtina mirëpret Bienalen e Artit ‘Manifesta 2022’

Prishtina është përzgjedhur si nikoqire e Manifesta për vitin 2022, ka njoftuar përmes rrjetit social Facebook, Yll Rugova, shkruan Insajderi.

Ai ka thënë se ka mbetur vetëm të nënshkruhet protokoli në fillim të muajit maj mes Manifestës si organizatë dhe Komunës së Prishtinës për t’u formalizuar si përzgjedhje.

“Ky është lajmi më i madh për kulturën dhe imazhin e Kosovën në rrafshin ndërkombëtar. Që do të mundësojë mbi 200 mijë vizitorë në kryeqytet dhe mbi dhjetëra miliona përfitime direkte dhe indirekte. Manifesta do të mundësojë që artistët tanë të përforcojnë edhe më tutje suksesin ndërkombëtar.

Kjo punë vjen si rezultat i një bashkëpunimi të madh mes akterëve kulturor, komunitetit kulturor dhe institucioneve”, ka shkruar Rugova.

Manifesta është proces studimi dhe zhvillimi, që përfshinë artistë, arkitekt, kuratore, urbanist, dhe jo vetëm./ Insajderi.com