Zgjedhjet e parakohshme parlamentare do të mbahen me 6 tetor, kanë konfirmuar burimet pranë zyrës së presidentit.
Brenda ditës pritet edhe njoftimi zyrtar, ka thënë burimi për koha.net.
Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, sot ka njoftuar se ka dekretuar shpërndarjen e Legjislaturës sё VI-tё tё Kuvendit tё Kosovës.
“Ky ёshtё edhe njё test shtesë për forcimin e demokracisë nё Kosovës, tё cilin institucionet, subjektet politike dhe qytetarёt do ta kalojnë me shumë sukses”, thuhet në njoftim.
Thaçi dekreton shpërndarjen e Kuvendit, së shpejti caktohet data e zgjedhjeve
Kosova ndodhet pran procesit zgjedhor, për shkak se Ramush Haradinaj me 19 korrik dha dorëheqjen nga posti i kryeministrit menjëherë pasi mori ftesën nga Gjykata Speciale. Atje ai u ftua në cilësinë e të dyshuarit.
“Pas kësaj dorëheqje, mandatin ia kthej popullit. Sovrani duhet të vendos për udhëheqjen e ardhshme, në zgjedhje të lira dhe demokratike. I drejtohem presidentit që në afatin kushtetues të kryej konsultimet me partitë politike dhe ti shpallë zgjedhjet e parakohshme”, kishte thënë Haradinaj./Insajderi.com