E kopjoi e dashura e Fero-s, Kim Kardashian padit kompaninë dhe kërkon 10 milion dollarë dëmshpërblim

E kopjoi e dashura e Fero-s, Kim Kardashian padit kompaninë dhe kërkon 10 milion dollarë dëmshpërblim

Kim Kardashian ka ngritur një padi kundër një kompanie “të modës së shpejtë”, Misguided USA, të mërkurën.

Bëhet fjalë për rastin e fustanit i cili u prezantua përmes modeles së njohur shqiptare Arbenita Ismajli, 3 orë pasi e veshi Kim Kardashian.

Ylli 38-vjeçar i reality show-t kërkon 10 milionë dollarë shpërblim nga kompania, raporton TMZ.

Sipas burimit, dokumentet e paraqitura nga Kim u referohen  rasteve të shumta ku Misguided ka publikuar versionet e veta të veshjeve që Kim ka veshur më parë.

Në padi, Kim Kardashian ka përfshirë fotot e postimeve të saj të mediave sociale dhe postimet e kompanisë pranë njëra-tjetrës, duke treguar ngjashmëritë dhe keqinterpretimin e tyre.

TMZ raporton se shpesh Missguided e etiketon Kim-in në postimet e saj në mediat sociale dhe përfshin edhe foto të saj duke u dhënë njerëzve idenë e gabuar se Kim është duke punuar me ta.

Të martën, Kim hyri në Instagram dhe Twitter për të kritikuar kompanitë e modës së shpejtë pasi Fashion Nova reklamoi një kopje të fustanit të Thierry Mugler që Kim veshi të dielën.

“Është shkatërruese të shohësh këto kompanitë e modës që kopjojnë modelet që kanë marrë gjakun, djersën dhe lotët e projektuesve të vërtetë, të cilët kanë dhënë gjithçka për idetë e tyre origjinale”, shkruante Kim.