E kritikuan se përdor fotoshop, Alketa Vejsiu i kthehet komentueseve

E kritikuan se përdor fotoshop, Alketa Vejsiu i kthehet komentueseve

Kur vjen puna për t’i kthyer përgjigje komenteve nëpër rrjete socilale, Alketa Vejsiu nuk përton t’ia kthej askujt.
Kështu ka vepruar edhe me disa komentues  së fundmi të cilët e kanë kritikuar moderatoren se pse po përdor fotoshop apo sepse sipas tyre nuk është e hijshme që po ekspozon këmbët.

Alketa ka publikuar disa foto nga pushimet në llogarinë e saj në Instagram, duke pozuar vetëm me një këmishë të bardhë në bregun e detit.

”Ça të themi? Një prezantuesje serioze si shkon kjo veshje apo bravo ke gjithë ato shalë?”- i shkruan një ndjekëse, moderatores.

“Aman vetëm ti mos u mërzit. Unë në plazh do shkoj me golf ose triko leshi dhe me pantallona skish. Vetëm ti të jesh e lumtur”.- ia ka kthyer moderatorja menjëherë.

Por kritikat nuk mbarojnë me kaq, pasi një tjetër komentuesr e ka akuzuar Alketën se ka përdoruar fotoshop për të zgjatur këmbët.

“Se kuptoj pse e zgjat veten me Photoshop kot, sepse të kam parë dhe live dhe s’je ndonjë 2-metroshe … as e shkurtër nuk je por që dhe kaq sa i bën fotot jo e jo”.

Ndërkohë që nuk ka munguar as në këtë rast, përgjigja ironike e Alketës.

“Do t’i shkurtoj herës tjetër! Do dal pa këmbë fare në foto. Në jetë s’kam ç’t’i bëj. I kam 172 cm nga natyra, dhe 182 me taka.”- ka shkruar moderatorja.