E kujtojmë dhe e lexojmë Ragip Sylajn

E kujtojmë dhe e lexojmë Ragip Sylajn

Më 30 korrik 2019 ( e martë), ora 16:30 në hollin e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani”, do të mbahet një homazh poetik në shenjë të përvjetorit të parë të ikjes në amshim të shkrimtarit Ragip Sylaj.

“Krijuesi rron aq sa kujtohet dhe lexohet nga të tjerët. Ai jeton përherë në mendjet dhe zemrat e lexuesve të veprës së tij”, thuhet në njoftim.

Homazhi poetik “E kujtojmë dhe e lexojmë Ragip Sylaj” do të na i sjellë edhe njëherë shpirtin e Ragip Sylajt përmes poezive të tij. Ai do të jetë mes nesh me krijimet dhe mendimet e tij.

Poezi të zgjedhura të Ragip Sylajt do të lexohen nga aktorja Adriana Morina. Ato janë shkëputur nga dy veprat e tij të fundit poetike, si “Kam drojë për ty” dhe “Letër engjëllit tim mbrojtës”, të botuara nga shtëpia botuese “Armagedoni” nga Prishtina.

Vepra letrare të Ragip Sylajt:

Hije e gjallë (poezi), Rilindja, 1986
Anatomia e fjalës (poezi), Rilindja, 1989
Obsesioni (tregime), Rilindja, 1992
Lisi i shenjtë (poezi), Fjala, 1993
Përhitja (tregime), Plejada, 1996
Mëngjes qumështor me akull (poezi), Rozafa, 2000
Humbella e fërgëllisë (tregime), Rilindja, 2001
S’kam kohë të jetoj me vdekjen (tregime), Rozafa, 2004
Eliksir (poezi), Rozafa, 2007
Estetika e misterit (ese), Elena Gjika-Dora d’Istria, 2008
Hija e shtëpisë (tregime), Rozafa, 2008
Ma jep dorën (poezi për fëmijë), Rozafa, 2010
Dy drama (drama), Rozafa, 2012
Hiri i fjalës (poezi), De Rada, Ferizaj, 2014
Harmonia estetike (ese), Parnas, 2015
Kam drojë për ty (poezi, ribotim), Armagedoni, 2016.
Letër engjëllit tim mbrojtës (poezi), Armagedoni, 2018