
Një rast i privimit të paligjshëm të lirisë dhe lëndimit të lehtë është raportuar në Fushë Kosovë. Rasti ka ndodhur mbrëmë para orës 22.00.
Policia njofton se janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj shqiptar pasi të njëjtit e kishin sulmuar viktimën mashkull K/Shqiptar derisa kishte qenë në kafiteri, me dhunë e kishin futur në veturën e tyre dhe ishin larguar.
“Viktima është paraqit në stacion policor me lëndime trupore ku ju ka ofruar ndihma mjekësore, sipas tij me të dyshuarit kishte pas një mosmarrëveshje për një borgj. Me vendim të prokurorit, tre të dyshuarit dërgohen në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.