
Shumica prej jush këni përcjell “Teletubbies”, një program britanik për fëmijë i prodhuar në vitin 1997. Personazh i këtij programi ishte edhe një bebe më një të qeshur shumë të lezetshme.
Së fundmi vajza britaneze Jess Smith ka zbuluar se bebi-diell ka qenë vetë ajo, por prej vitesh ka preferuar mos të tregojë dhe vetëm familja e saj e dinte.
Jess tregoi se shokët e shoqet e saj e mësuan këtë fakt kur gjatë universitetit po luanin një lojë ku duhet të tregonin një sekret. Pasi kishin mësuar që Jess ka qenë bebja në “Teletubbies”, ata e inkurajuan 24- vjeçaren ta tregonte publikisht.
“Unë jam bebi-diell nga Teletubbies. Ka pasur shumë vajza që kanë pretenduar të jenë bebi-diell, por vetëm une e di historinë e vërtetë. Unë jam shumë e lumtur dhe gazmore”, u shpreh Jess Smith.