“A e mbani mend golin e fundit” – tallja e mediave në Britani me kosovarin

“A e mbani mend golin e fundit” – tallja e mediave në Britani me kosovarin

“Roli i Atdhe Nuhiut të mërkurën për Sheffield ishte më ndryshe se herëve të tjera, duke pasur parasysh se ka kaluar një kohë e gjatë që kur Nuhiu ka festuar një gol”, kështu fillon shkrimi i medieve në Britani pas golit të shënuar mbrëmë nga kosovari Atdhe Nuhiu.

Më pastaj tregohet për golin e fundit që Nuhiu e kishte shënuar për Sheffield, e që ishte në shkurt të vitit të kaluar.

“Atdhe Nuhiu kishte shënuar golin e fundit kundër QPR-së në shkurt të vitit të kaluar, në atë ditë kur edhe kishte humbur një penalti. Ndërsa në tërë sezonin 2014/15 shënoi jo më shumë se pesë gola”, vazhdon shkrimi në thestar.co.uk.

Më tej tregohet se për gjatë këtij sezonin ai ende nuk e ka filluar një ndeshje nga fillimi, përderisa ka bërë 5 paraqitje si zëvendësues.

Golin i Nuhiut kundër skuadrës së kosovarit tjetër Besart Celina erdhi pas një harkimi të bukur në zonë, ndërsa shtatlarti kosovar nuk e lëshoi këtë mundësi duke barazuar rezultatin në minutën e 93.

Gjithsesi, Atdhe Nuhiu mbetet opsioni kryesor i Kosovës për të luajtur si qendër sulmues. Ndërsa në ndeshjen e fundit të Kosovës, Nuhiu luajti një rol të madh në fitoren e Kosovës./Insajderi.com