E mbijetuara e dhunës seksuale gjatë luftës lë një shkrim në fustanin që kishte veshur ditën kur u dhunua

E mbijetuara e dhunës seksuale gjatë luftës lë një shkrim në fustanin që kishte veshur ditën kur u dhunua

Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka publikuar në faqen e saj në Facebook një shkrim nga një e mbijetuar e dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë, njofton Insajderi.

“Ky fund ka një histori të mbyllur nga pranvera 1998! Dardania I Pejë”, ishin fjalët e shkruara në fustan, të cilin sipas Jahjagës, viktima e kishte të veshur ditën kur u dhunua nga serbët.

Jahjaga është shprehur se në Ditën Ndërkombëtarë të të Drejtave të Njeriut duhet të pyesim për të drejtat e kësaj gruaje.

“Shkrim nga dora e një të mbijetuare të dhunës seksuale gjatë luftës, në fundin që kishte veshur në ditën kur është kryer krimi që ka lënë plagë të hapura në të edhe dy dekada pas”.

“Në Ditën Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut duhet të pyesim: Po për të drejtat e kësaj heroine?”, ka shkruar ish-presidentja./Insajderi.com