Ndërsa më 2 korrik ajo është gjetur e vdekur, në breg t" />

E mitura nga Turqia dyshohet se ka vdekur nga uria

E mitura nga Turqia dyshohet se ka vdekur nga uria

Leyla Aydemir ishte një vajzë 4-vjeçare që është raportuar e humbur nga 15 qershori në provinccën Agri në Turqi.

Ndërsa më 2 korrik ajo është gjetur e vdekur, në breg të një rëkeje, 3 kilometra larg fshatit, përcjell Gazeta Shneta.

Ajo është kërkuar për 18 ditë rresht nga ekipe të kërkimit, por gjithmonë pa sukses për ta gjetur. Madje ministri i brendshëm ka thënë se ata e kanë kërkuar edhe atë pjesë ku është gjetur, më shumë se një herë, por mendojnë se ajo është gjuajtur aty pasi ka vdekur.

Edhepse ende nuk është bërë autopsia, autoritetet mendojnë se shkaku i vdekjes është uria, pasi nuk ka asnjë shenjë të dhunës apo ebuzimit seksual, raporton CNN-i turk.

Me lajmin e gjetjes së vogëlushes, njerëzit në rrjete sociale kanë shprehur mllefin e tyre për atë se çfarë po ndodh me njerëzimin dhe çfarë po i bëhet fëmijëve të pafajshëm.