
Një rast i pazakontë i ngacmimit është raportuar nga policia në Prishtinë. Rasti ka ndodhur dje pasdite.
Ankuesi mashkull shqiptar ka raportuar se i dyshuari mashkull shqiptar e kishte ngacmuar me fjalë duke e pyetur për ish-bashkëshorten e ndjerë.
“Po ashtu, edhe i dyshuari i dytë mashkull shqiptar e kishte marrë porosinë nga i dyshuari i parë, për të shkuar te shtëpia e viktimës dhe i ka përcjellë të njëjtën informatë. Pas intervistimit, të dyshuarit me urdhër te prokurorit dërgohen në mbajtje 48 orë”, thuhet në raportin e policisë.