E ngatërruan me një person në Spanjë – si e “maltretuan” autoritetet italiane Shpend Ahmetin

"Autoritetet e Shengenit dhe më tutje na maltretojnë", deklaroi Ahmeti, pasi u ndalua nga autoritetet italiane në Milano të enjtën.

E ngatërruan me një person në Spanjë – si e “maltretuan” autoritetet italiane Shpend Ahmetin

Shpend Ahmeti është zhgënjyer nga udhëtimi i tij në Milano. Kryetari i Prishtinës, i cili udhëtoi në Itali për të shikuar nga afër ndeshjen ndërmjet Milanit dhe Shkëndijës, u ndalua nga autoritetet italiane.

Por, për shkak të një ngatërrimi që Policia e Italisë i bëri emrit të Shpend Ahmetit me një person në Spanjë, ai nuk arriti ta realizonte misionin për të cilin kishte shikuar: shikimin e ndeshjes Milan – Shkëndija.

“Autoritetet e Shengenit dhe më tutje na maltretojnë”, deklaroi Ahmeti, një një reagim përmes rrjetit social Facebook.

Ahmeti shprehu zhgënjim për mënyrën e sjelljes nga autoritetet italiane ndaj tij. Ai u shpreh i habitur se si autoritetet në Milano nuk arritën ta identifikonin me shpejtësi kryetarin e kryeqytetit të Kosovës, raporton Insajderi.

“Më kanë vonuar për lojë duke verifikuar një emër të ngjashëm në Spanjë. Edhe pse italianët nuk shihnin ndonjë problem, autoritetet spanjolle nuk përgjigjeshin”, deklaroi Ahmeti për KTV-në.

Kryetari i Prishtinës e ka shprehur disa herë që është tifoz i skuadrës shqiptare nga Maqedonia, Shkëndijës, për të cilën arsye kishte udhëtuar në Milano. /Insajderi.com