E njihni por nuk e keni parë asnjëherë – Ky është Ledio i ‘Zonë e Lirë’

E njihni por nuk e keni parë asnjëherë – Ky është Ledio i ‘Zonë e Lirë’

Padyshim një prej simboleve të  “Zonë e Lirë” nga Arian Çani, është regjizori i emisionit Ledio, i cili qëndron në kabinën drejtuese që prej nisjes së tij para 15 vitesh.

Por ndërkohë që zërin e Ledios dhe ndërhyrjet e tij në emision i dëgjojmë shpesh, portretin e regjizorit nuk e kemi parë asnjëherë në ekran dhe të paktë janë ata që mund ta identifikojnë.

Ledio, i cili mbiemrin e ka Topalli dhe jo “Të Lutem” është pikërisht ky që shihni në foto:

Ai është i martuar me dietologen Rolina Naco dhe së bashku janë prindër të një vajze të vogël.

E ndërkohë që regjizori ka qenë shumë diskret përgjatë viteve dhe ka mbajtur një profil të ulët në publik, bashkëshortja e tij është aktive në rrjetet sociale, duke postuar jo rrallë foto të familjes. Por sigurisht, dhe në këto foto, nuk e zbulon portretin e partnerit.