E pabesueshme çka ka humbur sulmuesi i Kosovës [Video]

E pabesueshme çka ka humbur sulmuesi i Kosovës [Video]

Kombëtarja e Kosovës U21 ka pësuar humbje nga Austria në kuadër të kualifikimeve për Euro U-21.

Në ndeshjen e grupit C të kualifikimeve, “Dardanët” e rinj janë mposhtur me rezultat të thellë 4:0, shkruan Insporti

Kosova pati rast të mirë për gol të nderit në minutat e fundit të ndeshjes, mirëpo sulmuesi Valdrin Mustafa nuk ia doli të shënojë para portës së zbrazët.

Sulmuesi 21-vjeçar që luan për ekipin e dytë të Hannoverit në Gjermani, u inkuadrua në fillimin e pjesës së dytë në vendin e Mirlind Dakut.

Huqjen e Mustafës para portës së zbrazët, mund ta shikoni më poshtë. /Insporti.com/