E pabesueshme: Ish kampioni i MMA nokautohet nga boksieri amator brenda raundit të parë

E pabesueshme: Ish kampioni i MMA nokautohet nga boksieri amator brenda raundit të parë

Aq sa ishte i pabesueshëm lajmi se një ish-kampion i Arteve Marciale të Përziera do të ndeshet në një ndeshje boksi me një youtuber, një i ri që del dhe bën shaka nëpër video, edhe më i pabesueshëm ka qenë rezultati i meçit.

Jake Paul me vetëm dy meçe të boksit më herët ka nokautuar brenda dy minuatash, Ben Askren, i cili është ish-kampion në MMA në dy organizata dhe kampion amerikan në mundje e pjesëmarrës në lojëra olimpike.

Askren ishte kampion në organizatën amerikane të arteve marciale të përziera Bellator dhe gjithashtu kampion në organizatën aziatike të arteve marciale të përziera One Championship.

Ai në gjithë karrierën e tij në MMA në 22 ndeshje, kishte 19 fitore, vetëm dy humbje dhe një ndeshje ishte anuluar rezultati pas meçit.

Ndërsa tash, humbja e tretë erdhi nga një person që është amator në luftime dhe kishte vetëm dy meçe boksi me njerëz që s’janë boksierë.

Për më tepër Askren humbi me KO në raundin e parë. Ai u grushtua nga një direkte e djathtë dhe u plandos për tokë. Më pas u ngrit por referi gjykoi se Askren s’është më në gjendje ta vazhdojë ndeshjen dhe i dha fund.