E patën fituar Serie A me vetëm 36 gola në 34 ndeshje

E patën fituar Serie A me vetëm 36 gola në 34 ndeshje

Është rast i rrallë kur një ekip mund të fitojë një kampionat kur shënon vetëm dy gola më shumë se sa ndeshje të zhvilluara gjatë gjithë sezonit.

Një gjë e tillë kishte ndodhur me ekipin Milan, saktësisht në sezonin 1993/94, kur kuq e zinjtë u shpallën kampion të Serie A, njofton Insajderi.

Atë kohë, Milan arriti 50 pikë dhe nga 34 ndeshje shënoi vetëm 36 gola, kurse Udinese dhe Atalanta patën shënuar nga 35 gola, por ranë nga liga në Serie B.

Atë kohë Milan kishte emra të mëdhenjë në skuadër, si van Basten, Savićević, Boban e Baresi.

Në sezonin 1993/94 në Serie A, shënuesi më i mirë nga ekipi Milan ishte Daniele Massaro me 11 gola, kurse skuadra veç kampionatit fitoi edhe Superkupën e Italisë dhe Ligën e Kampionëve.

Insajderi.com