
Analistit, Veton Surroit nuk i ka pëlqyer shkarkimi i kryediplomatit të Shqipërisë Ditmir Bushatit si dhe emërimi në vend të tij të kosovarit, Gent Cakajt. Ai në një shkrim në llogarinë e tij në Facebook, ka lavdëruar ish-kryediplomatin shqiptar.
E paraqiste si konsekuent në mbrojtje të interesave të shqiptarëve të Kosovës, kur sulmohej nga Serbia dhe aleatët e tjerë të shtetit serb.
“Ditmir Bushati ishte në diplomacinë evropiane një zë i qetë ,i vendosur dhe konsekuent në mbrojtje të interesave të shqiptarëve e të Kosovës jo vetëm atëherë kur këto qenë të sulmuara nga Serbia e aleatët e saj por edhe atëherë (apo sidomos atëherë) kur ato qenë të sulmuara nga kolegët e tij kosovarë (Thaçi, Pacolli e të ngjashëm)”, ka shkruar Surroi.
Por kishte qenë viti i kaluar kur emri i Surroit ishte lakuar si njëri prej personave që do të emërohet në postin e kryediplomatit shqiptar. Surroi asnjëherë nuk e kishte hedhur poshtë si mundësi.
Kur ishte pyetur nga gazetarët Surroi thoshte se nuk ka koment.
“Nuk kam koment”, thoshte Surroi shkurt.
Në korrik të vitit të kaluar ishte publikuar një listë për përbërjen e kabinetit të ri qeveritar, mes të cilëve emri i Surroit figuron si kandidat për ministër të Punëve të Jashtme të Shqipërisë./Insajderi.com