E pritshme: Tomë Gashi i del në krahë Agim Bahtirit – kështu e arsyeton deklaratën e tij për “vëllavrasje”

E pritshme: Tomë Gashi i del në krahë Agim Bahtirit – kështu e arsyeton deklaratën e tij për “vëllavrasje”

Avokati, Tomë Gashi i ka dalë në krahë zyrtarit të Vetëvendosjes, Agim Bahtiri, ani pse përmes një televizioni paralajmëroi vëllavrasje nëse ka formim të Qeverisë, pa Vetëvendosjen, shkruan Insajderi.

Me këtë deklaratë, Bahitiri ka nxitur gjuhë të urrejtjes e që sipas ligjit konsiderohet vepër penale.

Por, ky deklarim i Bahtirit, sipas avokatit Tomë Gashi nuk ka asnjë element të veprës penale.

Gashi i cili njëherit njihet edhe si përkrahës i subjektit politik, Vetëvendosje ka thënë se me veprimet e fundit ndaj Agim Bahtirit, ka pasur tentim të prishjes së imazhit të tij.

Madje, Gashi nuk ka hezituar ta quajë edhe kryetar të suksesshëm të Mitrovicës, Agim Bahtirin.

Shkrimi i plotë i Gashit:

Zotni AGIM BAHTIRI e thot te kunderten e nxitjes, keta e therasin me dhan saqrime…!

Në cilësin e Avokatit të Kryetarit AGIM BAHTIRI, i cili është edhe zyrtar i lartë i Lëvizjës VETËVENDOSJE ! ju njoftoj se ai për këtë deklarat ka dhënë sqarimet e duhura,dhe dëgjojeni vet,ai thotë…”MOS HYNI “ në një konfliket vëllavrasje. Dhe kjo eshte E KUNDERTA e nxitjees .Pra këtu jo që nuk ka asnjë element të veprës penale nga neni 141 i Kodit Penal të Kosovës, por ka vetem tentim të dëmtimit të imazhit të tij të Kryetarit shumë të sukseshem të Mitrovicës dhe të Lëvizjës VETËVENDOSJE!

Agim Bahtiri, kryetari i Komunës së Mitrovicës sot është intervistuar nga Prokuroria Themelore e Mitrovicës mbi dyshimet për “nxitje të përçarjes dhe mos durimit”.

Bahtiri paralajmëroi “konflikt vëllavrasje” nëse formohet pa Lëvizjen Vetëvendosje një shumicë e re parlamentare në Kuvendin e Kosovës.

“Qeveri të re nuk ka prej 6 tetorit deri në zgjedhje, mos hini në një konflikt vëllavrasje sepse ne nuk e kemi ndërmend me leshu me na vjedh dikush pushtetin”, u shpreh Bahtiri mëngjesin e së hënës.
Deklarata e Bahtirit ka ngjallur reagime të akterëve të tjerë politik në vend./Insajderi.com

Agim Bahtiri intervistohet nga Prokuroria

 

Nisin hetimet ndaj Agim Bahtirit për nxitje të urrejtjes