E pyesin se kur do të dalë sërish me Anën, Elvisi përgjigjet haptas

E pyesin se kur do të dalë sërish me Anën, Elvisi përgjigjet haptas

Elvis Lushi dhe Ana Kauri, dy konkurrentët e Përputhen të cilët pas dy takimeve që kishin bashkë dhe që nuk shkuan keq, kanë marrëdhënie të tensionuara me njëri-tjetrin, njofton Insajderi.

Kjo pasi që në emisionin kur po transmetohej takimi i dytë i tyre, Elvisi ftoi në kërcim Sindin.

Së fundi, Elvisi është përgjigjur në pyetjet e ndjekësve të tij në Instagram, ku shumica e pyetjeve ishin lidhur me raportet e tij me vajzat dhe djemtë e tjerë në program.

Një prej tyre e pyeti se kur do të dalë sërish në takim me Ana Kaurin, ndërsa ai u përgjigj haptas.

“Ndoshta kur Ana te heqe dore nga iluzioni qe eshte perendeshe. Ndoshta. Perveç kesaj, une ndaj Anes nuk kam as hatermbetje, as mllef. Ndjesi te cilat Ana i ha per mengjes, ne vend te cornflakes”, ishte përgjigjia e ‘Locos’./Insajderi.com