E qeshura është vërtet ngjitëse, thotë studimi

E qeshura është vërtet ngjitëse, thotë studimi

Nëse shihni dy njerëz duke qeshur me një shaka që nuk e keni dëgjuar, shanset janë që do të buzëqeshni gjithsesi – edhe nëse nuk e kuptoni.

Sipas një studimi të ri, e qeshura me të vërtetë është ngjitëse: truri i përgjigjet tingullit të të qeshurave dhe përgatit muskujt në fytyrë për të qeshur, njofton Injsaderi.

 

“Duket se është absolutisht e vërtetë thënia ‘qesh dhe e gjithë bota qesh me ty”, tha Sophie Scott, një neuro-shkencëtare në University College London. “Ne e kemi ditur për ca kohë se kur flasim me dikë, ne shpesh pasqyrojmë sjelljen e tyre, kopjojmë fjalët që përdorin dhe imitojnë gjestet e tyre. Tani kemi parë që e njëjta duket se vlen edhe për të qeshurat – të paktën në nivelin e trurit.”

Scott dhe studiuesit e saj të tjerë luajtën një seri tingujsh për vullnetarët dhe matën përgjigjet në trurin e tyre me një skanues të rezonancës magnetike. Disa tinguj, si të qeshurat ose një britmë triumfuese, ishin pozitive, ndërsa të tjerët, si zhurmat dhe tingujt qe bën një njeri kur vjell, ishin negative.

Të gjithë tingujt shkaktuan përgjigje në rajonin premortor kortikal të trurit, i cili përgatit muskujt në fytyrë për të lëvizur në një mënyrë që korrespondon me tingullin.

Përgjigja ishte shumë më e lartë për tinguj pozitivë, duke sugjeruar se ato janë më ngjitëse sesa tingujt negativë – gjë që mund të shpjegojë buzëqeshjet tona të pavullnetshme kur shohim njerëz duke qeshur.

Ngjitja e emocioneve pozitive mund të jetë një faktor i rëndësishëm shoqëror, sipas Scott. Disa shkencëtarë mendojnë se paraardhësit e njeriut mund të kenë qeshur në grupe përpara se të flisnin dhe se e qeshura mund të ketë qenë pararendëse e gjuhës. /Insajderi.com

Burimi: Live Science