E quajti këngëtar tallavaje – Labinot Tahiri i kundërpërgjigjet Arbana Xharrës

E quajti këngëtar tallavaje – Labinot Tahiri i kundërpërgjigjet Arbana Xharrës

Ditë më parë kryeministri, Ramush Haradinaj nderoi me medaljen e heroit kombëtar, Gjergj Kastrioti, deputetin e Kuvendit të Kosovës, Labinot Tahiri.

Një veprim i tillë nuk i ka pëlqyer anëtares së PDK-së, Arbana Xharra. E njëjta ka thënë se ndjehet e ofenduar nga kryeministri se si një këngëtar i zhanrit tallava mund të shpërblehet me medaljen e heroit kombëtar. E në lidhje me këtë deklaratë ka reaguar vet i apostrofuari.

Labinot Tahiri ka thënë se i vie keq që Xharra është shprehur në atë mënyrë.

Madje, ai i ka përmendur edhe një rast kur ky i fundit i kishte dalë në Xharrës.

“Dikur pata bërë një shkrim për ty shumë pozitiv, pata marrë kritika të mëdha me sms e komente, por gabim nuk kam bërë sepse përmes shkrimit, vetëm kam mbrojtur një nanë shqiptare”, ka shkruar Tahiri në Facebook.

“Kur kritikojnë ata që nuk bëjnë asgje për Shtetin dhe Shqiptarët!!! Unë jam shqiptar dhe krenohem me ty”, ka thënë ai.

Shkrimi i plotë i Tahirit, pa ndërhyrje: