E rrahu djalin pasi e kuptoi që kreu një vjedhje

E rrahu djalin pasi e kuptoi që kreu një vjedhje

Pasi kuptoi që djali i tij ka kryer një vjedhje – e rrahu dhe e bëri për doktor.

Në Prizren të dielën në Policinë e Kosovës është ankuar një djalë për shkak të një sulmi fizik nga babai i tij.

Viktima ka marrë tretman mjekësor pas lëndimeve trupore.

Por, babai thotë se djali i tij “vodhi”.

Me urdhër të prokurorit kujdestar i dyshuari është liruar me procedurë të rregullt. /Insajderi.com