“E rrëzuam qeverinë sepse bëri dëme të mëdha, na prishi me Amerikën”

“E rrëzuam qeverinë sepse bëri dëme të mëdha, na prishi me Amerikën”

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj, në emisionin DPT te Fidani në T7, ka thënë se qeveria e kryeminsitrit në detyrë të Kosovës, Albin Kurtit, u rrëzua sepse bëri dëme të mëdha dhe i prishi raportet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Mirë është me rrëzu një qeveri që nuk ka koordinim mes partnerëve. Ne kemi menduar që edhe rrëzimi i qeverisë nuk është fort e favorshme, por edhe kjo qeveri kështu bëri dëme shumë të mëdha sepse ka prishur raportet me Amerikën”, është shprehur Lekaj.

Tutje, Lekaj e akuzon qeverinë se mori vendime në disfavor të qytetarëve.

“Agim Veli thotë se jam për gjendje të jashtëzakonshme dhe tani këta njerëz marrin vendime pa pasë asnjë problem dhe që shkon në disfavor të qytetarëve”, ka thënë Lekaj.

Krejt në fund, Lekaj tha se Kurti i mashtroi amerikanët, përdallim nga Haradinaj që i refuzoi por nuk i mashtroi.

“Haradinaj ka thënë se unë iu kam thënë Amerikës se nuk e hoqi taksën, por asnjëherë nuk i ka mashtruar qytetarët siç ka bërë Kurti.