E shantazhoi të miturën me publikimin e fotove intime, arrestohet 20-vjeçari në Ferizaj

E shantazhoi të miturën me publikimin e fotove intime, arrestohet 20-vjeçari në Ferizaj

Hetuesit e njësitit të hetimeve të Stacionit policor të Ferizajt, kanë arrestuar 20-vjeçarin A.K., si të dyshuar për veprën penale të shantazhit ndaj viktimës femër të mitur.

Për disa ditë rresht, i dyshuari, përmes rrjetit social Facebook, në mënyrë sistematike e kishte kërcënuar dhe shantazhuar viktimën duke i kërkuar një shumë parash përndryshe do t’i publikonte disa fotografi intime të viktimës.

Të gjitha veprimet e hetuesve policor janë bërë në koordinim me Prokurorinë e shtetit dhe i dyshuari është arrestuar në flagrancë derisa ishte duke i marrë 100 euro nga viktima.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit në Ferizaj, ndaj të dyshuarit është shqiptuar masa e mbajtjes për 48 orë, ndërsa rasti pas kompletimit do të procedohet në Prokurori.