E shtuna për Haradinajn nis duke e ‘sfiduar’ Majlinda Kelmendin

E shtuna për Haradinajn nis duke e ‘sfiduar’ Majlinda Kelmendin

Kryeministri në dorëheqje, Ramush Haradinaj vazhdon të jetë i gjithanshëm edhe përkundër obligimeve të shumta.

Këtë fundjavë, ai, ndër të tjera, ka vendosur që të jetë edhe “mysafir” i elitës së sportit të Kosovës, kampiones olimpike Majlinda Kelmendi dhe trajnerit të saj Driton Kuka.

Pikërisht Kuka në një postim të tij në Facebook ka bërë të ditur për vizitën e Haradinajt.

“Motivimi i së shtunës. Kryeministri ynë po bën xhudo. Duke stërvitur kryeministrin tonë dhe kampionen olimpike. Trajner krenar.”, ka shkruar ai në postimin e tij.

Vlen të kujtojmë që nuk është hera e parë që Ramush Haradinaj bën xhudo me Driton Kukën dhe Majlinda Kelmendin.