E tmerrshme: Godet me objekt të fortë fëmijën 2 vjeçar (VIDEO)

E tmerrshme: Godet me objekt të fortë fëmijën 2 vjeçar (VIDEO)

Policia e New York ka njoftuar se ka arrestuar një person të dyshuar për sulm fizik me mjet të fortë, ndaj një fëmije 2 vjeçar.

Para arrestimit, policia kishte lëshuar një video të autorit të këtij akti të shëmtuar, duke njoftuar se personi në fjalë, ka sulmuar me mjet të fortë një fëmijë, duke e goditur mbi vetull, duke i shkaktuar lëndime trupore, pa asnjë lloj provokimi dhe pa shkas. Sulmi kishte ndodhur shumë pranë parkut “Morningside Park” rreth orë 09:30 të mëngjesit, njofton Fox News, raporton Insajderi.

Sulmi ishte kryer nga 35 vjeçari, Anthony Gonzalez, i cili po akuzohet për sulm dhe armëmbajtje./Insajderi.com