E tmerrshme: Sulmohet brutalisht gruaja rome në Ferizaj

E tmerrshme: Sulmohet brutalisht gruaja rome në Ferizaj

Gruaja rome, për të cilën u raportua gabimisht se kidnapon fëmijë, është sulmuar sot në Ferizaj.

Një lexues e ka dërguar këtë foto në adresën e Insajderit. Ai ka thënë se për rrezikun është lajmëruar edhe Policia.

“Policia erdhi. E kanë shpëtu njëherë, mirëpo sulmuesit e kanë pritë 1 orë deri sa ka dalë nga një lokal dhe e kanë sulmu me shqelma e e kanë maltretu”, tha ai.

Kjo është hera e dytë që u sulmua gruaja rome. Edhe të mërkurën është sulmuar në Lipjan. /Insajderi.com